

Zgjidhja e gjetur nga Salvatore Amato 37 vjeç la shumë pikëpyetje mbas por ishte një fund të shkaktuar nga dora e tij.
Ai i dha fund jetës pikërisht para banesës së të dashurës së tij, në Latina të Italisë.
Dinamika e ngjarjes mbetet ende për tu sqaruar, por paraprakisht thuhet se Salvatore kishte shkuar te banesa e gruas për një sqarim, por bashkëshorti i kësaj të fundit i cili kishte zbuluar tradhëtinë e saj me policin, i ndaloi që të flisnin.
Në atë moment karabinieri nxori pistoletën, e vendosi në kokë dhe qëlloi veten duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme para shtëpisë së të dashurës.
Mësohet se Salvatore kishte planifikuar të martohej me të fejuarën e tij gjatë muajit korrik, ndërsa dyshohet se shkak për veprimin fatal, ishte frika se mos gruaja e tij e ardhshme zbulonte tradhëtinë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





