Transmetuar më 11-05-2013, 19:51

Prishtinë, 11 maj 2013, NOA.al – Shefi i delegacionit të BE në Beograd, Vincent Degert ka shprehur qëndrimin e tij për dialogun Kosovë- Serbi dhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, duke thënë se ai pret që të ketë liri të lëvizjes mes të dyja vendeve. Ai ka thënë se pret normalizim të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Ndër të tjera Vincent ka theksuar se BE nuk kërkon nga Serbia ta njohë Kosovën dhe as që ka ndonjë kusht për anëtarësim.

“Kërkojmë që me dialog të zgjidhet problemi dhe të gjenden zgjidhje për çështje praktike siç janë liria e lëvizjes, qarkullimi mallrave, siguria etj”, ka theksuar Degert.

Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë të ardhme në BE, ndërkaq ka shtuar se kontesti për statusin Kosovës nuk bën të jetë pengesë në rrugën e integrimeve europiane.t.k/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit