Transmetuar më 11-05-2013, 19:37

Cila është mosha e preferuar e femrave dhe e meshkujve për tu bashkuar në martesë?! Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë 20 viteve të fundit, femrat martohen mesatarisht në moshën 27 vjeçare, ndërsa më parë kjo moshë ishte 23 vjeç.

Ndërkaq meshkujt martohen në moshën 29 vjeçare, ndërsa më parë, rreth viteve ‘90, martoheshin në moshën 26 vjeçare.

Dhe mesa duket nga ky ndryshim, avantazhin më të madh e kanë femrat. Për psikologen Med Jay, pedagoge në University of Virginia dhe autore e librit “Defining Decade”, theksohet se pjekja femërore ndodh mes moshës 20 dhe 30 vjeçare, ku shënohen edhe sukseset e para në karrierë.

Sipas saj femrat arrijnë të fitojnë më shumë, nëse martohen pas moshës 30 vjeçare. Dhe jo pak, mesatarisht ato sjellin të ardhura në shtëpi në masën 56%, në raport me ato femra që martohen afër moshës 20 vjeçare, pasi kjo periudhë cilësohet edhe si mosha më e papërshtatshme për tu martuar.

Duke u bazuar në rezultatet e studimit “Knot Yet”, përfitimet e femrave që janë mbi të 27 kur martohen janë më të mëdha, ashtu sikurse edhe stabiliteti i lidhjes.

Nga studimi i kryer në SHBA siç raporton Noa.al, tregohet se femrat që martohen në moshën 20 vjeçare fitojnë mesatarisht 30 mijë dollarë në vit, ndërsa ato që martohen rreth të 30-ve, arrijnë fitime mbi 50 mijë dollarë.

Bazuar në profilin ekonomik, meshkujt që nuk martohen kanë rezultate më të ulëta ekonomike, në raport me femrat që nuk martohen.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit