










Në rrugën drejt Epecuen, qytezë argjentinase në rrethinat e Buenos Aires, një stuhi e fuqishme e shënuar 28 vite më parë fundosi gjithë qytetin, i cili që nga ai moment u braktis, për të dalë nga uji dekada më vonë.
Më 10 nëntor të vitit 1985 për shkak të shirave të rrëmbyeshëm diga e liqenit pranë qytetit shpërtheu duke përmbysur qytetin që jetohej nga 1500 persona, ku lartësia e ujit arrin mbi 10 metra.
Banorët e zonës arritën në kohë që të shpëtojnë asokohe, por që nga ai moment qyteti nuk u rindërtua asnjëherë.
Tashmë ky qytet është bërë një qendër gjysmë turistike, ku vizitorë të ndryshëm shkojnë për të vizituar rrënojat, mes makinave të braktisura, shtëpive të rrënuara dhe materiale elektroshtëpiake që enden gjithandej.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





