Transmetuar më 11-05-2013, 18:25

Pasi u kap “mat” me të dashurin e saj të ri, Maria Sharapova njëra prej tenisteve më të zonja në botë, ka bërë shaka me mediat në përfundim të ndeshjes për finalen e turneut WTA në Madrid.

Maria pasi fitoi gjysmëfinalen përballë Kaia Kanepi, shkroi një mesazh të pazakontë në njërën prej telekamerave të vendosur në fushë.

Bukuroshja siberiane shkoi mbi xhamin e kameras, “How did you catch us??”, ose thënë ndryshe “Si ja bëtë që na gjetët”, duke i shoqëruar këto fjalë me një buzëqeshje.

Natyrisht ky veprim i saj u komentua si referim pas shëtitjes romantike rrugëve të Madrid, me të dashurin e saj Grigor Dimitrov, gjithashtu tenist.a.y/noa.al

Tenistët Maria Sharapova dhe Grigor Dimitrov nuk e fshehin dashurinë (Foto)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit