Transmetuar më 11-05-2013, 15:08

11 të vdekur dhe 36 të plagosur, është ky bilanci i një atentati të ndodhur në Karachi vetëm pak pas hapjes së qendrave të votimit, për të mbajtur zgjedhjet që do të kurorëzojnë tranzicionin demokratik në Pakistan.

Një bombë shpërtheu në vendin ku po kalonte një kandidat i Awami National Party (Anp), partia kryesore laike, por fatmirësisht ky i fundit shpëtoi pa dëmtime.

Prej disa ditësh talebanët lëshojnë kërcënime duke thënë se do vrasin këdo që shkon për të votuar.

Një tjetër atentat vuri në shënjestër një qendër për gratë në Peshawar, ku një motoçikletë e parkuar shpërtheu, duke plagosur 8 persona.

Zgjedhjet për asamblenë kombëtare dhe katër asamble lokale, Khyber Pakhtunkhwa, Punjab, Sindh dhe Belucistan, vijnë pas legjislaturës së parë, e mbyllur fatmirësisht pa vrasjen e asnjë vrasje ushtaraku, apo politikani.

Janë 86 milionë zgjedhës që janë ftuar për të votuar në 73 mijë qendra votimi, të mbrojtur me 600 mijë ushtarakë e policë, me synim shmangien e ndonjë ngjarje të rëndë, pasi gjatë fushatës si rrjedhojë e kërcënimeve dhe sulmeve të talebanëve, humbën jetën më shuam se 120 persona.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit