Transmetuar më 11-05-2013, 14:09

Pogradec, 11 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u ndal në qytetin e Pogradecit për të prezantuar kandidatët për deputetë.

Në fjalën e tij ai tha se LSI është e gatshme për të marrë përsipër përgjegjësi për ndryshime rrënjësore në vend, ndërsa theksoi se sukseset e pretenduara nga qeveria nuk janë reale.

Sipas tij programi i partisë së tij do i japë zhvillim dhe ecje më të shpejtë bujqësisë dhe mbarë ekonomisë në vend. Ai tha se sot fshati është lënë në harresë, por se pas 23 qershorit fermerët do subvencionohen dhe mbështeten intensivisht.

“Familjet e minatorëve janë në vështirësi, ne do bëjmë aleancë me ta dhe me familjet e tyre jo vetëm në Pogradec, por në mbarë vendin. Decentralizimi është gjithashtu një proces i rëndësishëm për të cilin qytetarët detyrohen të udhëtojnë drejt Korçës vetëm për të marrë një dokument. Qeveria aktuale nuk ka politika të qartë për turizmin, ne do ti japim një dimension të ri turizmit. Rrugët janë më keq se 10 vite më arë, pavarësisht se çfarë thonë ata”, deklaroi Meta, citon Noa.al.

Ai tha se e kuqja do fitojë jo vetëm sepse është flamuri i LSI, por edhe sepse është ngjyra e flamurit kombëtar, i cili do ngrihet më lartë falë votës për LSI.

Ai e cilësoi ekipin e kandidatëve për deputetë në Korçë si ekip fitues, duke kërkuar votat e pogradecarëve për Mimoza Gushin më 23 qershor, Pirro Kapuranin etj. Meta shprehu bindjen për fitoren e koalicionit të majtë, për të ecur drejt Europës më shpejt me LSI-në.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit