

“Nuk je mjaftueshëm e bukur. Kthehu nga ke ardhur dhe shko në shkollë”. Janë këto fjalët e prera të një regjisori disa vite më parë, me anë të të cilave vlerësoi aktoren Winona Ryder gjatë një prove.
Ryder pranon se është dekurajuar nga këto fjalë, por pavarësisht kësaj ndoqi ëndrrën e saj. Aktorja është rrëfyer për revistën “Interview”, për të cilin realizoi një shërbim fotografik, ku tregon gjithë bukuritë e saj.
Së shpejti do e shikojmë në kinema me filmin “The Iceman”, i cili tregon historinë e vërtetë të Richard Kuklinski, bashkëshort dhe baba, por edhe vrasës i pamëshirshëm, me 250 viktima mbi kurriz dhe që e fshihte aktivitetin e tij pas së shoqes Barbara, e cila në film interpretohet nga Ryder.
Tashmë siç raporton Noa.al, Ryder është bërë një aktore e shkëlqyer 41 vjeçare, ku vlerësohet shpesh për rolet e saj, ndërsa ka kaluar disa telashe prej problemeve dhe varësisë së saj nga kleptomania, ndërsa pranon se e ka kapërcyer këtë fazë.
Së fundmi Winona ka lidhur miqësi me disa aktore të reja të kalibrit Jennifer Lawrence dhe Kristen Stewart, duke pranuar se ajo nuk do ishte në gjendje të mbante mbi supe peshën mediatke që rëndon mbi to.
“Nuk e di se si ia bëjnë të ruajnë jetën e tyre private. Do habitesha nëse sot në moshën e tyre do të bëhesha aktore, janë vërtetë të talentuara”, shprehet Ryder.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





