Transmetuar më 11-05-2013, 13:12

Do ja dalë këtë herë Titanic të mbajë lartë statujën e lirisë? Kështu uron Clive Palmer, një zotëri australian pasuria e të cilit sipas Forbes, llogaritet rreth 795 milionë dollarë.

Deri më tani për anijen ekziston vetëm një projekt maksimal, asnjë kontratë nuk është nënshkruar dhe asnjë buxhet nuk i është dedikuar kësaj nisme epike. Por Palmer ka nisur qysh tani që të rekrutojë personelin e bordit.

Duke nisur nga kapiteni, “Mundësia për të thënë se ke punuar në Titanic II, do të jetë një privilegj i madh”, shprehet nismëtari, i cili shton se deri më tani ka pasur 8 kërkesa për postin e kapitenit.

Megjithëse është një projekt gjigant, anija do të ketë 18 anije të tjera nga më modernet për shpëtim, të mjaftueshme për të transportuar 3500 personat që parashikohen të jenë në bord.

“Titanic përfaqëson shpirtin e njeriut, shpresën për një botë në paqe. Do të jetë një anije plot dashuri. Nuk do të ketë aktorë, në bord do të jenë profesionistë të lundrimit dhe pasagjerë real”, shprehet Palmer, i cili shprehet se udhëtimi është programuar për në vitin 2016.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit