

Pasi Joana përfundoi pjesën e saj në skulpturën që Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve për provën e javës, Iliri ka filluar të bashkojë gjymtyrët me njëri-tjetrin. Duket që skulptura ka filluar të marrë pamje, megjithëse ende nuk ka përfunduar e gjitha. Banorët vazhdojnë ende të merren me të duke rregulluar çdo gjë në detaje.
Ndërkohë Joana ndodhet në dhomën e gjumit me Viganin dhe po bisedojnë me njëri-tjetrin për Riken. Vigani dhe Joanës nuk i pëlqen aspak sjellia e Rikes dhe sipas Joanës ajo flet me fjalët e Ilirit sepse vetë nuk di të flasë. Sipas Viganit, ajo kur flet gabim, e shikon Elona në sy dhe ajo pushon se foluri. Sipas tij gjithë lojën ajo po e bën me Elonën. Joana flet me ironi duke i cilësuar shoqe të ngushta. Vigani bën shumë habi me shoqërinë e tyre sepse nuk mund të bëhesh dot shoqe e ngushte për kaq pak kohë në shtëpi. Joana shton që shoqëria e tyre e ngushtë tregon dobësi për Elonën ose Riken. Vigani i rrëfen Joanës se Elona ka thënë që ndihet e rrezikuar nga afrimiteti që ka krijuar me Riken, sepse kjo gjë e rrezikon pozitën e Elonës në shtëpi.
Elona me Riken ndodhen në dhomën e ndënjes dhe po flasin për Ilirin. Elona i thotë Rikes se tani që ka reflektuar mendon që Iliri është vërtetë i mirë dhe qëllimi që ka pasur ndaj Rikes nuk ka qënë aspak i keq. Rikja e mbështet këtë gjë dhe thotë që ai realisht mund ta dojë, por për sa i përket xhelozisë që ai ka ndaj saj, i vjen për të qeshur. Por Rikja, duke marrë shkas nga biseda me Anaidin pak më parë e pyet elonën nëse ka vendosur vërtetë që mos të tregojë asgjë nga jeta e saj private. Elona përgjigjet që le të jenë kurioz banorët për jetën e saj. Rikja e këshillon që një pjesë duhet ta tregojë, të paktën me disa persona që i ndjen të afërt. Elona këmbëngul që nuk do të flasë dhe kur të dalin jashtë do e kuptojë arsyen sepse nuk ka folur për jetën e saj. Më pas vajzat ndërrojnë temë dhe fillojnë të flasin për makinat.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





