



Nju Jork (SHBA), NOA.al/B.Sina – Një qytetar me origjinë shqiptare dhe një amerikan janë arrestuar nga policia në shtetin e Nju Jorkut në SHBA, pasi kanë rrahur dy homoseksualë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Stacionin Nr. 33 të metrosë në afërsi të Manhatanit. Policia e cila u kushton shumë rëndësi rasteve të tilla të diskriminimit në New York, thotë se po punon për të parë nëse ka ndonjë lidhje midis këtij incidenti dhe një tjetri që ka ndodhur më herët në afërsi të pallatiti të sportit Madison Square Garden.
Personat që kanë ushtruar dhunë ndaj çiftit homoseksual janë identifikuar si Asllan Berisha, 21 vjeç me origjinë nga shqiptare dhe Brian Ramirez, 21 vjeç.
Fillimisht dy homoseksualët janë ndaluar që të hyjnë në një klub. Teksa largoheshin u janë afruar Berisha dhe Ramirez, të cilët fillimisht i kanë fyer dhe më pas i kanë goditur me grushte.
Sipas policisë, sulmi ndaj dy homoseksualëve nuk ka përfunduar në rrugë. Më pas, Berisha dhe Ramirez i kanë ndjekur me vrap dhe në afërsi të Stacionit Nr. 33 kanë ushtuar dhe dhunë më të ashpër ndaj tyre.
Policia ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur arrestimin e Berishës dhe Ramirezit. Ndërsa raportohet se ka pasur dhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në sulm, por që kanë arritur të largohen.
Policia ka publikuar fotot e viktimave, të cilët kanë marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Një prej viktimave i është nënshtruar në operacioni në sy, si pasojë e plagëve të marra. Ndaj Berishës dhe Ramires ka nisur hetimi për “krimin e urrejtjes” dhe për “ushtrim dhune”.
Gjithashtu, dy të dyshuarit që gjeni në fotot më poshtë po hetohen dhe një ngjarje të ngjashme të ndodhur tre ditë më parë në Nju Jork. b.s/a.k/noa.al
Në foto: Brian Ramirez dhe në rreth Asllan Berisha
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





