Transmetuar më 11-05-2013, 10:24

Sot telefonat iPhone janë fjala e fundit e teknologjisë. Por si do t’i kujtojnë pas 100 vitesh pasardhësit tanë produktet teknologjike me të cilat ne mburremi. Një artist japonez ka bërë një sfidë për pasardhësit, duke ideuar mënyrën sesi do të ruhen pas qindra vitesh objektet teknologjike të sotme.

Artisti Maico Akiba ka hapur një ekspozitë me dhjetëra skulptura, ku paraqet vizionin e tij për të ardhmen. iPhonët do të jenë të mbuluar me myshk dhe ekranet do të kenë humbur shkëlqimin. Po ashtu dhe aparatet e tjera teknologjike, të cilat i mbajmë si sendet më të çmuara, do të jenë relike që mund të mos thotë asgjë për pasardhësit tanë.

Ekspozita titullohet “100 vite me pas” dhe tregon sesa do të jenë “plakur” telefonat iPhone dhe mjetet e tjera teknologjike.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit