
Të dhënat po ngarkohen...




Bangladesh, 11 maj 2013, NOA – Është cilësuar si një mrekulli gjetja e gjallë e një banoreje në një pallat të rrëzuar në Bangladesh. Godina e u shemb 17 ditë më parë duke u marrë jetën rreth 1000 banorëve. Pas 17 ditësh zjarrfikësit kanë arritur të gjejnë gruan e re ende të gjallë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Daca.
Gruaja e quajtur Named Reshmi, ka arritur të mbijetoj duke pirë ujin që vinte nga tubacionet e çara të ujësjellësit në pallatin e rënë. Ndërtesa u shkatërrua në 24 prill dhe u cilësua nga autoritet si një nga tragjeditë më të mëdha të këtij lloji.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
