

Rrogozhinë, 11 maj 2013, NOA – Ka përfunduar pas dy ditësh aventura e arratisjes nga burgu të anëtarit të bandës së Yzberishtit. Ilir Avdillari është arrestuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Rrogozhinës. Forcat e policisë kanë arritur të kapin 42-vjeçarin pas një operacionit të nisur që pas arratisjes së tij.
Avdillari ishte dënuar me 22 vite burg dhe u arratis nga burg, gjatë kohës që ishte lënë me leje 7 ditë nga autoritet e burgut. Pas përfundimit të afatit të lejes, ai nuk ishte kthyer më në vendin e vuajtjes së dënimit. Arratisja e tij u shoqërua me masa nga Drejtoria e Burgjeve, duke pezulluar nga puna drejtorin e të burgut të Fushë- Krujës, Ligor Prifti.
Ilir Avdillari, së bashku me vëllezërit e tij Nazmi e Fatmir, njihet si një nga anëtarët e bandave famëkeqe të viteve ‘97-‘98 në Tiranë. Ata janë akuzuar se më 27 janar ’98 kanë vrarë biznesmenin italian Stefano Rossi, pronari i fabrikës “Niki Shoe”.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





