Transmetuar më 10-05-2013, 23:14

Sandalet e Gandhit, liderit shpirtëror indian, pritet të blihen në akndand duke nisur nga 15 mijë stërlina. Ato i përkasin vitit 1920 dhe iu dhuruan Mahatmas nga një mik.

Përveç sandaleve të konsumuara të tij, do të shitet edhe një shall i bardhë linoje si dhe disa statuja të vogla majmunësh, të famshmet: nuk flas, nuk shikoj, nuk dëgjoj (të cilat i referohen së keqes).

Por India nuk është dakord dhe për këtë arsye kërkon që objektet të rikthehen në vend. Shkrimtari indian Giriraj Kishore i ka kërkuar qeverisë të bllokojë menjëherë ankandin si dhe të aprovojë një ligj, i cili të parashikojë që në të ardhmen të ndalohet shitja e këtyre objekteve që për qeverinë indiane janë pasuri kombëtare.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit