Transmetuar më 10-05-2013, 22:08

Të mësoni përmendësh një poezi dhe ta përsëritni atë vazhdimisht, mund të ketë një efekt terapeutik në situata vështirësie. Në disa raste mund të ndihmojë edhe në disa patologji. Ja kur mund të na vijë në ndihmë recitimi i vjershave:

• Po të jeni të moshuar thënia e një poezie të ndihmon të mbash në formë trurin, ndihmon në forcimin e kujtesës, vëmendjes dhe përqendrimit.

• Në fazat kritike të jetës, poezia ju ndihmon, sidomos nëse ajo flet për një dhimbje të njëjtë me atë që po ndjeni dhe ju.

• Kur të jeni të stresuar, përsëritni një poezi, kjo ju jep një efekt qetësues.

• Poezia ndihmon të kaloni ankthin, nëse arrini të mbani mend një poezi, atëherë ky është një sukses i vogël.

• Ata që janë në depresion, gjejnë tek poezia një zë të dashur që i ndihmon kundër depresionit.

• Poezia mund ti bëjë mirë edhe atyre që vuajnë nga skizofrenia. Personi që vuan nga kjo sëmundje është i zhytur në një botë që dëgjon zëra të brendshëm të cilat nuk arrin ti kontrollojë.

• Ky ushtrim është i nevojshëm edhe për ata që kanë shqetësime me personalitetin. Për njerëz që nuk dinë të jetojnë sipas rregullave dhe të kenë marrëdhënie dhe punë të qëndrueshme. Ritmi i poezisë i ndihmon ata.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit