Transmetuar më 10-05-2013, 23:05

Banorët vazhdojnë të merren sërish me Provën e Javës, duke u marrë me pjesë të ndryshme të ndërtimit të statujës e duke kontribuar të gjithë së bashku për disa minuta me njëri-tjetrin, megjithëse rolin kryesor duket se po e luan Iliri.

Ndërsa më vonë në shtëpinë e Big Brother vjen buxheti, i cili ka qenë bonus nga Vëllai i Madh i fituar nga një provë në të cilën janë vendosur banorët. Ata më vonë. merren me sistemimin e ushqimeve në frigorifer.

Disa nga banorët dalin në kopsht, duke shkëmbyer biseda me njëri-tjetrin, ndërsa Eldora dhe Elona ndodhen në kuzhinë, duke pastruar ambientin përreth, ndërsa flasin për Joanën, duke e gjykuar për sjelljet e saj të pahijshme.

Pas pak aty shkon edhe Rikja, e cila i tregon vajzave për disa biseda të përgjithshme që ka bërë para disa minutash me Joanën, duke bërë thashetheme e duke bërë ironi me veprimet e saj. “Ajo është e skaduar”, ia kthen Elona, duke shprehur mendimin e saj për Joanën.

Ndërsa në dhomën e ndenjes Iliri dhe Shpendi janë duke u marrë ende me ndërtimin e skulpturës, ku pas këmbës së Shpendit, merren me ndërtimin e kokës së Edberit.

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit