Transmetuar më 10-05-2013, 22:47

Teksa disa banorët ndodhen në lulishte Rikja bën një debat me Riken në lidhje me enët e kuzhinës. Sipas Rikes sot ishte radha e Edberit për të larë enët dhe i ka larë ajo. Por Edberit nuk i ka pëlqyer që Rikja e ka diskutuar këtë gjë me disa banorë të tjerë duke i thënë që Edberi nuk e ndihmon. Sipas Edberit nëse ajo do ta bëjë me qef një punë nuk ka pse ta komentojë me banorët e tjerë. Rike nuk e pranon një gjë të tillë dhe i thotë Edberit se nuk i ka thënë njeriu që Edi nuk më ndihmon me enët, por kur e kanë pyetur që pse Edberi nuk të ndihmon me enët, është përgjigjur që nuk ka dëshirë.

Teksa debatojnë me njëri-tjetrin Rike i thotë Edberit që kur flet me dikë, ti lërë radhë edhe asaj që të përgjigjet kur bën një pyetje sepse është punë respekti. Rikja vazhdon të këmbëngulë që nuk e ka bezdi të lajë enët, por ai me sjelljen që ka tregon veten e tij. Teksa largohet nga Edberi, i cili e ka kokën me allçi për shkak të provës së javë që Big Brother u ka dhënë banorëve, Rike i thotë me ironi që shpreson ti thahet koka shpejt. Edber ja kthen që shpreson edhe ai për të ti thahet koka që të bëhet pak më e zgjuar. Pas kësaj Joana afrohet afër Edberit dhe e përgëzon për debatin me Riken. Sipas saj Rikja është shumë e acarur nga ky debat dhe po këndon me vete sepse s’ka ç’të bëjë.

Iliri ndërkohë fillon ti heqë Edberit allçinë e kokës për të vazhduar kështu plotësimin e skulpturës që banorët kanë për provën e javës.

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit