

Shkruajnë një roman bashkë pa u takuar asnjëherë personalisht, përveçse në momentin kur libri i tyre u botua.
Duket si skenari i një filmi hollivudian, por në fakt është një histori reale dhe dy protagonistët janë italianë.
Jessica Mastroianni dhe Marcello Affuso, 23 dhe 24 vjeç, ishin dy të rinj që merreshin me blogje në internet vetëm 18 vjeç, kur një mbrëmje vendosën të realizojnë ëndrrën e tyre në sirtar, atë për të shkruar një libër, dhe ta shkruanin bashkë.
Dy të rinjtë siç raporton Noa.al ishin njohur online nëpërmjet Spaces në MSN, por pavarësisht këtij fakti nisën të shkruajnë në dhomat e tyre edhe pse 350 km larg njëri tjetrit.
Ai është nga Napoli, ndërsa ajo nga Lamezia Terme. “A un paso da te” ose thënë ndryshe “Një hap larg teje”, është emri i librit të tyre i krijuar dhe realizuar duke përdorur të gjitha mjetet informative si telefon, Facebook apo e-mail.
Zgjedhja për të mos i takuar u kushtëzua më shumë nga një sërë rastësish, por që të dy kur ishin në një pikë të romanit, vendosën bashkërisht që ta vazhdonin këtë punë si të huaj.
Vetëm pas 3 vjetësh dhe 255 faqesh dy shkrimtarët mundën të përqafohen me njëri tjetrit, gjatë prezantimit të librit në Napoli.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





