

Jeni i tejlodhur nga puna në kompjuter? Nga mesazhet pa fund që këmbeni përmes E-mailit? Apo SMS-të përmes celularit? Aq sa ju duket sikur truri juaj nuk punon më? Mjafton që ta “stakoni” atë vetëm për 4 ditë, larg këtyre metodave teknologjike dhe do të ndjeni menjëherë një rikuperim të tij. Konkretisht, të aftësisë për të shkruar, kujtuar apo edhe menduar.
është demonstruar nga një studim i fundit amerikan, botuar në revistën “PLoS One”, sipas të cilit, natyra ushqen idetë dhe trurin në të njëjtën kohë. Prandaj, ne duhet t’u lëmë atyre gjithmonë e më shumë hapësirë në të përditshmen tonë. Duke synuar në këtë mënyrë që të mënjanojmë mbingarkesën që i jep trurit aspekti teknologjik i kohëve të fundit.
“Teknologjia 24 orë në 24, e ka një kosto, dhe ndërveprimi me natyrën ka përfitime reale”, pohon David Devijuar, një psikolog në Universitetin e Utahut, dhe koordinator i studimit në fjalë.
Sipas tij, prej qindra vjetësh, shkrimtarë, poetë dhe intelektualë e kanë vlerësuar natyrën dhe faktin sesa e rëndësishme është për të jetuar në kontakt me të. Por askush nuk ka hetuar ndonjëherë përfitimet e një pushimi në natyrë nga një perspektivë shkencore, me saktësi.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





