

Të shohësh televizor, dhe në të njëjtën kohë të bësh “search” në telefonin celular, apo të dërgoni një E-mail.
Një skenë tipike kjo, e kohës së sotme, ku jeta dixhitale, po e bën njeriun gjithmonë e më të varur nga mjetet elektronike.
Por që duhet ditur, se shkatërron ngadalë aftësinë tonë të të përqendruarit, menduarit apo kujtuarit. Para së gjithash, na mbush me ankth, dëshpërim, duke na çuar kështu deri në “portat” e depresionit të sigurt.
Një fakt i tillë pohohet në një studim të kryer nga Universiteti shtetëror i Miçiganit në SHBA, duke shtuar pikërisht se procesi “multi-tasking” mund të shoqërohet me ankth dhe depresion. Si pasojë e një shqetësimi psikologjik, krijuar pikërisht nga mbingarkesa e trurit, teksa bën shumë gjëra në të njëjtën kohë.
"Fillimisht, ne nuk ishim në gjendje të krijonim një marrëdhënie mes shkakut dhe pasojës. Sepse nuk e dinim që “multi-tasking dixhital” ndikon në krijimin e ankthit dhe depresionit. Dhe se krijon një rraskapitje të trurit, teksa përpiqet të kryejë disa funksione në të njëjtën kohë”, citon Mark Becker, autori që udhëhoqi këtë studim.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





