

Ato janë në fakt disa profesione të reja, të cilat po lindin kohët e fundit. Por që mesa duket, po u dhurojnë shumë para’ e në të njëjtën kohë, edhe lumturi ushtruesve të tyre.
Fjala është për dhjetë të tillë, të cilët sipas një sondazhi të fundit të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezultojnë që të jenë ndër më të kërkuarit, pikërisht për efektin pozitiv që ata japin në psikikën e atyre që i ushtrojnë ata.
I bazuar konkretisht, në të dhënat e gjeneruara nga 65.000 punëtorë të pyetur mbi profesionet më të përzgjedhura dhe që shkaktojnë sadisfaksion më të lartë tek ta, sondazhi, ka treguar se këta dhjetë profesione, paraqesin në të njëjtën kohë edhe marrëdhënie më të qeta me shefat dhe kolegët, mjedis pune më të mirë, më shumë burime të disponueshme, mundësi ngritje në karrierë, si edhe ngarkesë më të ulët të përditshme.
LISTA
1. Asistent menaxhimi
2. Inxhinier Softueri
3. Asistent administrativ
4. Menaxher ndërtimi
5. Menaxher logjistike
6. Ndjekës aplikimesh
7. Agjent ndërtimesh
8. Agjent tregtar
9. Kontroll cilësie
10. Menaxher shitjesh
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





