Transmetuar më 10-05-2013, 19:41

Tiranë, 10 maj 2013, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani në një pritje të organizuar në ambientet e Presidencës me rastin e 100 vjetorit të ditës kombëtare të drejtësisë, deklaroi se sistemi i drejtësisë ka pësuar ndryshime të rëndësishme.

Ai theksoi se ka ende hapa të rëndësishëm për tu ndërmarrë, por shtoi se kombi shqiptar ka treguar se është një komb që dëshiron të ecë më shpejt duke kërkuar gjithnjë e më shumë reforma, për ta sjellë sistemin e drejtësisë në standardet më të larta.

“Sot më shumë se kurrë shqiptarët mund të shikojnë diferencën dhe cilësinë e drejtësisë, të funksionimit të shtetit të së drejtës. Sot pa dyshim ky realitet i ri, ndryshmet janë të dukshme dhe qartazi të evidentueshme çka e kanë bërë këtë legjislacion më të qëndrueshëm. Reforma në sistemin e drejtësisë shërben për të treguar se shteti i së drejtës funksionon siç duhet, duke siguruar besim te drejtësia”, deklaroi Nishani, citon Noa.al.

Në këtë linjë ai tha se drejtësia është themeli i demokracisë, duke shprehur bindjen tek zbatimit të ligjit.

Në vijim ai shpërndau tituj për një sërë personalitetesh të drejtësisë, kryesisht ish-ministra, ndër ta Kudret Çelën me titullin “Mjeshtër i Madh”, ashtu sikundër për Maksim Haxhinë e një sërë personalitetesh të tjerë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit