Transmetuar më 10-05-2013, 19:12

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, kalimi i një sistemi frontal drejt gadishullit të Ballkanit do të bëjë që moti i paqëndrueshëm të dominojë vendin tonë. Për pasojë zonat e ulëta dhe bregdetare do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa në zonat malore të Shqipërisë do të ketë vranësira dhe rrebeshe shiu.

Gjatë pasdites parashikohet që i gjithë territori i vendit të jetë i rrezikuar nga vranësira dhe shira por më të theksuar shirat paraqiten në jug dhe juglindje të vendit. Situata e paqëndrueshme e motit do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre në të gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Europa

Vranësirat dhe shirat e dendur do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës në Europën Qendrore dhe ishujt britanike, kjo për shkak të vendosjes së një qendre me presion të ulët atmosferik si edhe pozicionimit të një sistemi frontal mbi këto rajone. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të paraqitet një pjesë e Mesdheut dhe Europa juglindore të cilat do të marrin sasi të konsiderueshme shiu si edhe stuhi të forta ere.

Për sa i përket pjesës tjetër të kontinentit do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë prezent, si rezultat i vendosjes së qendrave me presion të lartë atmosferik në pjesën më të madhe të Europës.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit