

Testi i ADN-së konfirmoi se Ariel Castro, momstra i Clevelend është babai i vajzës 6 vjeçare e cila u gjet në banesën e këtij të fundit bashkë me 3 gratë e rrëmbyera.
Prokurori i Përgjithshëm i Ohio Mike Dewin, deklaroi se, “Castro është babai i vajzës 6 vjeçare e cila lindi në izolim dhe vajza e njërës prej viktimave të rrëmbyera 10 vjet më parë, Amanda Berry”.
Siç informon Noa.al së paku pesë fëmijë kanë lindur në shtëpinë në Cleveland, në Ohio, ku u mbajtën peng për 10 vite me radhë Amanda Barry, Gina DeJesus dhe Michelle Knight, por vetëm njëri nga fëmijët ka mbijetuar.
Krahas tre grave policia liroi dje edhe vajzën 6 vjeçare të Berry e cila pas verifikimeve, rezultoi se ishte fryt i abuzimeve seksuale të Ariel Castro.a.y/noa.al
3 gratë e mbajtura peng për 10 vite, kanë lindur së paku 5 fëmijë gjatë kohës së izolimit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





