Transmetuar më 10-05-2013, 18:07
Programi i granteve për shkollat e gjelbra, mbështetur nga AMC në bashkëpunim me UNICEF, po materializohet drejt zbatimit të tij në terren. Nga 28 aplikime që kanë ardhura nga shkolla publike 9-vjeçare nga mbarë vendi, janë përzgjedhur 7 projekte për t’u mbështetur në zbatimin e tyre. Ky program është konceptuar në kuadër të ndërgjegjësimit mjedisor dhe aktiviteteve për ta mbrojtur e përmirësuar situatën e mjedisit, AMC në bashkëpunim me UNICEF, Ministrinë e Arsimit e të Shkencës, Ministrinë e Mjedisit dhe Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, nisën programin e granteve për shkollat e gjelbra. Aplikimet kanë ardhur nga qarqet Tiranë, Elbasan, Shkodër, Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Dibër. Nga Tirana u përzgjodhën projektet e shkollave “Ali Demi” dhe “Fan S. Noli”, nga Elbasani, shkolla “Qamil Guranjaku” dhe nga Shkodra, shkolla “Branko Kadia”. Nga Fieri u përzgjodh shkolla “Kristaq Shtëmbari”, nga Lezha, shkolla “Gjergj Fishta” dhe nga Korça, shkolla “Floq-Pulahë”. Përzgjedhja e shkollave fituese u realizua duke vënë theksin te impakti dhe tek niveli i ndërgjegjësimit mjedisor të projekt-propozimeve. Kjo nismë mjedisore, e para e këtij lloji në Shqipëri, përfshihet në programin CLEEN, i cili siguroi trajnimin e mësuesve dhe futjen e lëndëve mjedisore në kurikulat mjedisore të shkollave 9-vjeçare në vend. “Guida e shkollave të gjelbra” ishte broshura e botuar në këtë kuadër, ku përcaktohen drejtimet që duhet të ndjekin shkollat për t’u bërë miq të mjedisit. Programi i shkollave të gjelbra është një program i menaxhimit të mjedisit dhe skemë certifikimi që promovon dhe vërteton angazhimin afatgjatë dhe veprimtarinë e shkollave në kuadër të mjedisit. Për këtë qëllim, AMC në vijim të mbështetjes së këtij programi, do të mbështesë me grante shkollat e përzgjedhura.

Programi i granteve për shkollat e gjelbra, mbështetur nga AMC në bashkëpunim me UNICEF, po materializohet drejt zbatimit të tij në terren. Nga 28 aplikime që kanë ardhura nga shkolla publike 9-vjeçare nga mbarë vendi, janë përzgjedhur 7 projekte për t’u mbështetur në zbatimin e tyre.

Ky program është konceptuar në kuadër të ndërgjegjësimit mjedisor dhe aktiviteteve për ta mbrojtur e përmirësuar situatën e mjedisit, AMC në bashkëpunim me UNICEF, Ministrinë e Arsimit e të Shkencës, Ministrinë e Mjedisit dhe Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, nisën programin e granteve për shkollat e gjelbra.

Aplikimet kanë ardhur nga qarqet Tiranë, Elbasan, Shkodër, Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Dibër. Nga Tirana u përzgjodhën projektet e shkollave “Ali Demi” dhe “Fan S. Noli”, nga Elbasani, shkolla “Qamil Guranjaku” dhe nga Shkodra, shkolla “Branko Kadia”. Nga Fieri u përzgjodh shkolla “Kristaq Shtëmbari”, nga Lezha, shkolla “Gjergj Fishta” dhe nga Korça, shkolla “Floq-Pulahë”. Përzgjedhja e shkollave fituese u realizua duke vënë theksin te impakti dhe tek niveli i ndërgjegjësimit mjedisor të projekt-propozimeve.

Kjo nismë mjedisore, e para e këtij lloji në Shqipëri, përfshihet në programin CLEEN, i cili siguroi trajnimin e mësuesve dhe futjen e lëndëve mjedisore në kurikulat mjedisore të shkollave 9-vjeçare në vend. “Guida e shkollave të gjelbra” ishte broshura e botuar në këtë kuadër, ku përcaktohen drejtimet që duhet të ndjekin shkollat për t’u bërë miq të mjedisit. Programi i shkollave të gjelbra është një program i menaxhimit të mjedisit dhe skemë certifikimi që promovon dhe vërteton angazhimin afatgjatë dhe veprimtarinë e shkollave në kuadër të mjedisit. Për këtë qëllim, AMC në vijim të mbështetjes së këtij programi, do të mbështesë me grante shkollat e përzgjedhura.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit