

Anaidi, Vigani, Edberi dhe Joana futen në dhomën e gjumit. Anaidi ka dyshime se banorët e tjerë kanë dëgjuar diskutimet që ato kanë bërë në lulishte dhe diskutojnë rreth kësaj. Joana më pas rrëfen që në magazinë ka gjetur disa rroba të Ilirit dhe dyshon se ai është duke bërë ndonjë lojë. Anaidi i thotë se ai i ka lënë kastile rrobat aty që ne të bëjmë hamendsime. Anaidi, Vigani, Edberi dhe Joana janë duke bërë thashetheme dhe po thurin strategji kundrejt banorëve të tjerë. Joana thotë se me Riken po e përmban shumë veten sepse do ti thotë dy fjalë, por ka frikë mos lëndohet shumë. Sipas Joanës Rikja e ka tepruar shumë nga mënyra se si flet. Anaidi fillon ta pyes se përse mendon kështu. Joana fillon të argumentojë atë ç’ka mendon për Riken, por nuk i vjen mirë nga Anaidi që kërkon “llogari” në këtë mënyrë. Sipas Anaidit, Joana po i jep shumë rëndësi Rikes me këto gjëra që thotë.
Sipas Joanës banorët mendojnë që mes saj dhe Anaidit ka një plan. Ajo e qetëson Anaidin që të rri i qetë sepse plani i tij ndaj Elonës nuk është zbuluar. Në këtë moment Edberi i thotë Anaidit se ai këto ditë nuk ka qëndruar aspak me Joanën. Sipas tyre ai po bën një lojë. Anaidi ndërkohë përgjigjet që nuk i ka treguar banorëve të tjerë me veprimet e tij që është shkëputur nga Joana, por Joana e kundërshton këtë gjë duke i thënë se kur po bënin ëmbëlsirë i tha që mos u përziej këtu. Kjo gjë sipas Joanës i shkaktoi të qeshura Elonës. “Me këto veprime i prish punë vetes, jo mua” – shton Joana. Anaidi fillon të ngrejë zërin dhe i thotë Joanës të mos ti drejtohet në atë mënyrë. Sipas Anaidit, Joana nuk e ka problemin te mënyra se si ai i foli, por është xheloze për Riken. Joana teksa dëgjon Anaidin thotë: “Më duket se na ka bërë Elona magji”, për të justifikuar mënyrën se si Anaidi i drejtohet asaj.
Debati nxehet pasi Anaidi përpiqet ti mbushë mendjen Joanës në lidhje me situatën në kuzhinë, por ajo vazhdon të këmbëngulë që atë veprim Anaidi e ka bërë kastile për kënaqur Elonën. Anaidi i thotë Joanës, se nëse i ka humbur situata, ai nuk arrin ta ndjekë dot. Të dy fillojnë të flasin me ironi me njëri-tjetrin. Anaidi i thotë se në darkë do i thotë disa fjalë dhe të mos i harrojë kurrë sepse nuk ka hyrë në shtëpi për tu turpëruar me publikun. Ai shton që nuk kam hyrë në Big Brother për të gjetur të dashur, por për të luajtur dhe për sa kohë do të xhelozosh për gjëra pa lidhje, nuk do të rri nga mbrapa. Sipas tij, nëse do ishin jashtë nuk do kishin zgjatur asnjë fjalë më shumë me njëri-tjetrin. Joana e siguron që nuk e ka këtë mërzitje nga xhelozia, por ajo që ajo ka është që nuk ka strategji që e justifikon distancimin e tij. Anaidi vazhdon ti bëjë të qartë Joanës që po i jep prioritet lojës, më pas asaj dhe duhet ta kuptojë këtë gjë. Ai e paralajmëron që të ketë kujdes sepse për gjëra të tilla nuk fal kollaj.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





