Transmetuar më 10-05-2013, 16:36

Tiranë, 10 maj 2013, NOA.al- Në vijim të mbarëvajtjes të procesit të punës për zbatimin e punimeve të objektit “Rikonstruksioni i rrugës së Dibrës”, i cili po kryhet prej disa kohësh, Bashkia e Tiarnës bën me dije disa ndryshime në itinerare.

Si pasojë e kryerjes së punimeve, ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e “Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën “Siri Kodra”, deri në kryqëzimin me rrugën “Bardhyl”, duke filluar nga ora 21.00 e datës 11.05.2013, deri në datën 13.05.2013.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në segmentin e rrugës së ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën “Siri Kodra”, deri në kryqëzimin me rrugën “Bardhyl” do të kryhet me një sens lëvizjeje, sipas drejtimit lindje – perëndim.

Shërbimi i linjës së transportit urban “Kombinat-Kinostudio”, në një pjesë të saj do të kryhet me itinerare: Qendër- Rruga e “Barrikadave” – “Ferit Xhajko” – Rruga e “Dibrës”, sipas dy drejtimeve të lëvizjes.

Shërbimi i linjës së transportit urban “Tufina” në një pjesë të saj do të kryhet me itinerare: Qendër – “Luigj Gurakuqi” – “Hoxha Tahsim” – “Bardhyl” – “Rruga e “Dibrës”, sipas dy drejtimeve të lëvizjes.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit