Transmetuar më 10-05-2013, 16:28

Problemi i pushimit nga puna të personave që punojnë në sektorin publik është një çështje e pashmangshme që kërkohet nga FMN, BE dhe Banka Qendrore për të vazhduar ndihmën financiare në Greqi.

Por ky vendim duket se e ka vënë nën presion të rëndë qeverinë, për shkak të pakënaqësive të mëdha që ngjallen në popull.

Brenda fundit të muajit maj siç raporton Noa.al, duhet të shkurtohen 2000 punonjës nga sektori publik, ndërsa qeveria është ende në kërkim të enteve në të cilat do të kryhet shkurtimi i personelit.

Këto masa të ashpra kanë ngjallur pakënaqësi të shumta në popull, ku nga dita në ditë punonjës të sektorëve të ndryshëm, mbushin sheshet me protesta.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit