Transmetuar më 10-05-2013, 16:15

Në Kinë ekziston një traditë e çuditshme, ajo e martesave mes fantazmave. Bëhet fjalë për martesa që ndodhin mes të vdekurve dhe që organizohen nga të afërmit e tyre, pasi këta të fundit duan që të ndjerët të mos jenë vetëm, ndaj kërkojnë partnerë për ta.

“Çifti” më pas varroset bashkë. Bëhet fjalë për një praktikë të cilën qeveria u përpoq që ta eliminonte qysh në vitin 1949, por pavarësisht kësaj, kjo traditë ruhet ende në disa zona rurale.

Çështja është se jo gjithmonë martesat ndodhin me ujdi direkte mes familjeve të viktimave, por për këtë zhvillohet një lloj pazari ku organizohen këto takime dhe ku blihen kufoma.

Kjo çështje duket se ka degraduar më tej, kur katër persona u zbuluan dhe u dënuan për vjedhjen e disa kufomave, për ti shitur për martesë mes fantazmave.

Siç raporton Noa.al, të ndaluarit deklaruan se një trup në tregun e zi i kalonte 2500 dollarë, duke theksuar se ka nga ata që paguajnë shumë më shumë për të pasur kufomën e një vajze të re. Pak kohë më parë u zbulua një grup tjetër, i cili vriste vajza të reja për të shitur trupat e tyre në tregun e zi si kufoma.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit