Transmetuar më 10-05-2013, 15:51

Tiranë, 10 maj 2013, NOA.al- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Fushës së Aviacionit në kryeqytet, ku një 51 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati.

Sipas të dhënave paraprake siç raporton Noa.al, viktima është identifikuar si Artur Xhelilaj, vëllai i prokurorit Adnand Xhelilaj.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa mësohet se Xhelilaj është hedhur nga kati i tretë i banesës së tij.

Paraprakisht thuhet se veprimi është kryer në kushtet e depresionit.

Pas sinjalizimit për këtë rast, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për hedhjen dritë mbi gjithë sa ka ndodhur, ndërsa po mblidhen dëshmi të afërmve dhe personave që kanë parë ngjarjen.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit