Transmetuar më 10-05-2013, 15:17

Tiranë, 10 maj 2013, NOA.al- Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë.

Tentativa për një shtesë pa leje në një objekt në zonën e Laprakës ka marrë sot ndërshkimin ligjor. Punimet të cilat janë kryer gjatë natës, janë prishur dhe objekti është kthyer në gjendjen e mëparshme.

Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha ka apeluar edhe njëherë për qytetarët e Tiranës, të mos ndërmarrin veprime të kundërligjshme, pasi ndaj tyre do të ketë vetëm një masë, prishjen.

“Ky ndërtim është një tjetër përpjekje e dështuar, për të ndërtuar pa leje brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Edhe njëherë e përsëris, se fatin e këtij ndërtimi do ta ketë çdo ndërtim i paligjshëm që do të bëhet në Tiranë. Ky është vullneti ynë, ky është angazhimi dhe vendosmëria jonë, për të mos lejuar shkeljen e ligjit brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Shërbimet tona, e përsëris edhe njëherë janë nën vëzhgim të çdo situate ndërtimore pa leje dhe do të merren masat përkatëse në zbatim të ligjit”, u shpreh Hoxha.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit