



17 ditë pas rrëzimit të pallatit në Dacca të Bangladesh, nga rrënojat u nxor një grua e mbijetuar. Reshma ky është emri i gruas, e cila u nxor nga punonjësit e ndihmës të cilët prej 16 ditësh kërkonin për viktima. Nga rrëzimi i ndërtesës gjigante u shënuan afro një mijë persona të vdekur, ndërsa gruaja praktikisht nuk ka asnjë dëmtim.
Gjithsesi siç raporton Noa.al, Reshma shpëtoi për mrekulli pasi kaloi 408 orë nën rrënojat e pallatit.
Gruaja u ishte përgjigjur disa herë thirrjeve të punëtorëve, të cilët po hapnin gërmadhat për të gjetur trupa apo të mbijetuar.
Por pikërisht në ditën e 17 kur shpresat thuajse ishin shuar në punë e sipër, punonjësit dëgjuan britmat e gruas për ndihmë.
Menjëherë pasi u nxor asaj iu dha ushqim dhe ujë, ndërsa u dërgua me urgjencë në spital, por fatmirësisht pa dëmtime serioze.
Mësohet se gruaja kishte mbijetuar falë ushqimeve dhe ujit që ndodheshin në vendin ku ajo kishte mbetur e bllokuar edhe pse kishte afro një javë pa vënë gjë në gojë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





