Transmetuar më 10-05-2013, 12:55

Tiranë, NOA.al – Partitë politike në Shqipëri duhet të shohin axhendën evropiane të vendit si prioritet, tha sot Ettore Sequi, në një komunikim nga Qendra për Informim e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian duke bërë këtë deklaratë disa ditë para çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore tha se, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është përgjegjësia e të gjithëve, ndërsa nënvizoi se “Shqiptaret e meritojnë Evropën”, raporton Noa.al.

“Integrimi varet nga angazhimi dhe përkushtimi i të gjithëve Besoj se shqiptaret e meritojnë Evropën dhe Shqipëria ka gjithë potencialin e mundshëm për ta realizuar këtë. Shqiptarët janë shumë pro-evropianë dhe e duan Evropën” tha ambasadori Sequi në bashkëbisedimin me gazetarët.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit