





Këto ditë Cameron Diaz është e angazhuar me xhirimet e filmit “The Other Woman”, një komedi që sipas parashikimeve mund të dalë në kinema në fillim të 2014.
Filmi po realizohet nga regjisori Nick Cassavetes dhe tregon historinë e një gruaje që pasi ka zbuluar që i dashuri i saj është i martuar vendos të bëhet”grup” me bashkëshorten e tij për t’u hakmarrë për tradhtinë dyfishë bashkëshortore.
Më interesantja në këtë film është trupa e aktorëve, Cameron është e vetmja aktore profesioniste mes femrave protagoniste në film, në të cilin do të shohim më shumë se një debutim kinematografik.
Në këtë film Kate Upton, Leslie Mann e Nicki Minaj bejnë të parën tentativë për të hyrë në botën e kinemasë.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





