





Këngëtarët shqiptarë që përfaqësojnë këtë vit vendin tonë në Festivalin Evropian të Këngës që zhvillohet në Suedi, Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj kanë realizuar provën e tyre të parë.
Shqipëria, ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shkon me një këngë të ritmeve rok, e titulluar “Identitet”. Këtë herë gjatë performancës shqiptare do të spikasë edhe kitara e Bledar Sejkos, që është edhe kompozitori i këngës.
Ende nuk janë zbuluar veshjet që do të mbajnë artistët në skenë, për këtë na duhet të presim provën e dytë, pak ditë para gjysmëfinales së parë, por vetë Sejko ka publikuar në Facebook disa nga fotot e provave.
Sejko ka treguar se do të ketë befasi në tokën skandinave për publikun evropian, në performancën në Malmo më 16 maj, në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales së Eurosong-ut.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





