Transmetuar më 10-05-2013, 10:36

Prania e mbesës së Mao Ce Dunit në një listë milionerësh, ka shkaktuar në Kinë reagime duke dënuar "hipokrizinë" e një regjimi, që vazhdon zyrtarisht të kërkojë idealin e themeluesit të Republikës Popullore.

Kong Dong Mei, 40 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj Chen Dong Sheng figurojnë në vendin e 242-të të një liste me personalitetet më të pasura të klasifikuar nga revista ekonomike kineze, "New Fortune". Të ardhurat e tyre janë vlerësuar në 620 milionë euro.

Kong Dong Mei është mbesa e Maos dhe e bashkëshortes së tij të tretë, He Zi Zhen.     Në vitin 2001 ajo hapi një librari në Pekin, që ngrinte vlerat e kulturës kineze. Por, shumë kinezë besojnë se Kong Dongmei është larg vlerave të asaj periudhe.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit