

Tiranë, NOA.al- Një bust për Sabri Godon, politikanin e urtë dhe të mençur është vendosur sot në një nga sheshet e kryeqytetit të Shqipërisë, në rrugën pranë Pedonales.
Në një ceremoni të veçantë , kryebashkiaku Lulëzim Basha, përfaqësues të familjes Godo, ambasadorë dhe diplomatë të huaj në Shqipëri inauguruan vendosjen e Bustin.
“Vlerat e Godos nuk përshkruhen me fjalë”, tha Basha duke përmendur se, “boshllëku që ka lënë plaku i urtë Godo ndihet mes nesh”, citon Noa.al.
“Imazhi i tij i përketësuar mes nesh do të na shtyjë në një jetë më të drejtë, në favor të çështjeve për të cilat ai luftoi dhe u përpoq”, nënvizoi ai.
Jemi ndarë nga një personalitet i shquar, vijoi mes të tjerash kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili mori më pas falënderimet e familjes për vendosjen e bustit të politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo në një nga sheshet në qendër të Tiranës.
Ambasadori i Bashkimt Evropian, Ettore Sequi tha se, “Sabri Godo nuk na ka lënë kurrë. Karriera dhe vepra e tij është këtu me ne, është e pranishme.”
“Ai ishte shembulli që do të donte të ishte, miku që gjithkush do të donte ta kishte në krah, burri i mençur që të gjithë dëshironin ta dëgjonin. Ai ishte shqiptari madh”, tha ambasadori Sequi.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





