
Të dhënat po ngarkohen...

Prishtinë, NOA.al – Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një fëmijë tetë vjeçar pa shenja jete në fshatin Brezna të Dragashit.
“Trupi i pajetë i tetë vjeçarit është gjetur në rrugë, sipas disa dëshmitarëve fëmija ka kërcyer prej një muri. Mjeku ka konstatuar se nuk ka shenja dhune. Prokuroria nuk e ka patë nevojshme të dërgojë trupin për autopsi”, njofton korrespondentja e Noa.al.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Dragash. Trupi i pajetë i është lejuar familjarëve për ceremoni mortore./t.k./o.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
