Transmetuar më 10-05-2013, 10:02

Prishtinë NOA.al – Ministri serb i Arsimit e i Shkencës, Zharko Obradoviç, deklaron se qeveria serbe do të organizonte referendumin në veri vetëm nëse serbët e veriut do ta pranonin marrëveshjen.

“Fatkeqësisht kemi përvoja nga e kaluara kur kemi hedhur poshtë plane të mira dhe që jemi detyruar më vonë t’i pranojmë zgjidhjet e këqija. Rikujtoj se Qeveria ka propozuar madje edhe referendum me kusht që rezultatet e tij të pranohen, nëse shumica mbështet Marrëveshjen, por kjo s’ishte e pranueshme për serbët e pjesës veriore të Kosovës”, tha ai, citon korrespondentja e Noa.al

Sipas Obradoviç, do të duhej të mendohej edhe për serbët e jugut. “Tani objektivisht shtrohet pyetja ç’është për ta e pranueshme dhe që njëherësh të jetë e mirë edhe për gjithë Serbinë? Sepse duhet të kihet kujdes edhe për ardhmërinë e të gjithë qytetarëve tanë, duke përfshirë edhe serbët në jug të Ibrit”, tha Obradoviç. Ai ka shtuar se kjo nuk është rezultat i Daçiçit, por i një politike të tërë dekadës së fundit.

“Gjatë dekadës së shkuar të gjitha qeveritë dhe partitë, kush më shumë e kush më pak, kanë marrë pjesë në ndërtimin e politikës ndaj Kosovës. Sot nëse flasin për veriun e Kosovës, harrojmë se disa gjera janë vendosur qysh më 2004”, ka shtuar ministri serb i Arsimit, Obradoviç./t.k./o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit