

Nga Irlanda në Turqi, evropianët janë të gjithë të lidhur, duke ndarë së bashku një lidhje me paraardhësit që ishin gjallë vetëm një mijë vjet më parë, shkruhet në një artikull të gazetës amerikanë International Herald Tribune.
Studimi gjenetik, nga shkencëtarët e Kalifornisë është provë e mëtejshme se dallimet e vogla mes popujve të ndryshëm evropianë janë kryesisht artificiale dhe se ata janë të gjithë një familje e madhe – edhe pse jo domosdoshmërish e lumtur.
“Madje edhe njerëzit që gjenden larg si në Britani të Madhe e Turqi, ndajnë të njëjtën pjesë gjenome (sekuencë gjenetike) të materialit në 20 për qind të rasteve”, pohojnë autorët, citon Noa.al.
Peter Ralph dhe Graham Coop nga Universiteti i Kalifornisë kanë përdorur të dhëna gjenetike për 2 mijë e 257 evropianë, për të kryer studimin e parë të tillë të një kontinenti të tërë.
Në vitet e fundit, gjenetika është kombinuar me arkeologjinë dhe studimet gjuhësore si një mjet për të ndihmuar në përgjigjet në pyetjen e përjetshme se prej nga kemi ardhur.
Një studim i veçantë, bazuar në gjetjet e ADN-së të nxjerra nga skeletet e lashta, zbuloi muajin e kaluar se gjenetika moderne e Evropës është themeluar nga një valë e të sapoardhurve në kontinent 6 mijë e 500 vjet më parë, kohë kjo më e afërt sesa mendohej.
As hulumtimi i fundit nuk ofron ndonjë ngushëllim për ultra-nacionalistët racistë të cilët do të kërkojnë që të kundërshtojnë emigracionin jo-evropian në një Evropë mitikisht homogjene.
Shkencëtarët e Kalifornisë thonë se hulumtime të tjera sugjerojnë se të gjithë njerëzit e gjallë në botë kanë një paraardhës të përbashkët të para 3 mijë e 500 vjetësh.
Studimi i Kalifornisë solli disa përfundime befasuese, si ajo se britanikët ndajnë paraardhës më të përbashkët me njerëzit në Irlandë sesa me popujt tjerë në Britani. Ndërsa, një gjerman ka më shumë kushërinjtë të largët në Poloni sesa në Gjermani.
Italianët modernë dhe spanjollët i kanë më të përbashkët paraardhësit krahasuar me popullatat e tjera evropiane dhe kjo mund të shpjegohet nga pikëpamja e gjeografisë dhe historisë së tyre shkruhet mes të tjerash në artikullin e International Herald Tribune, “Gjenetika trego se Evropa është një familje e madhe”.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





