Transmetuar më 10-05-2013, 08:44

Një grup senatorësh amerikanë kanë  filluar të shqyrtojnë një ndryshim masiv të ligjeve amerikane të imigracionit, një debat i ashpër që ka gjasa të zgjasë disa muaj dhe që pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutuara nga Kongresi këtë vit.

Noa.al i referohet një shkrimi të Zërit të Amerikës, sipas të cilit Presidenti amerikan Barak Obama ka mbështetur një reformë të emigracionit që do të krijonte një mënyrë për të marrë shtetësinë amerikane për 11 milionë shtetas të huaj që jetojnë në SHBA pa dokumentacionin e duhur. Një grup ligjvënësish demokratë dhe republikanë kanë hartuar një paketë ndryshimesh që bëjnë thirrje për shtimin e sigurisë në kufi dhe për ndalim të punësimit për punëtorët që ndodhen në vend ilegalisht.

Por kjo reformë përballet me kundërshtim të fortë nga ligjvënës të tjerë, kryesisht republikanë konservatorë, të cilët nuk do të donin të lejonin emigrantët, që ata i konsiderojnë si shkelës të ligjit, të bëhen shtetas amerikanë.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit