Transmetuar më 09-05-2013, 22:20

Pushimet janë moment shumë pritur gjatë gjithë vitit por shpesh na ka ndodhur edhe të zhgënjehemi prej tyre. Ja disa sugjerime psikologjike për ti përjetuar sa më mirë pushimet:

1. Planifiko

Ëndërroni pushimet tuaja ideale, por më pas mundohuni të transformoni ëndrrën në realitet. Organizo ç’të mundesh edhe para kohe, do të jesh më i lirë kur të vijë momenti.

2. Improvizo

Pas këshillës së parë që kishte të bënte me planifikimin, me të mbërritur në destinacion, mundohu të ndihesh i lirë dhe harro ç’të duash. Një pushim nuk duhet të jetë një axhendë plot me takime të lodhshme. Fli vonë, nëse dëshiron kështu, nëse të pëlqen, mos shko të vizitosh muzeun apo kishën që kishe planifikuar.

3. Mos u mërzit

Nëse hoteli nuk është saktësisht si e kishe imagjinuar apo nëse muzeu që dëshiroje të shihje ëhstë mbyllur, mos u mërzit. Ndodh që gjërat të mos shkojnë ashtu siç dëshiron.

4. Pusho

Udhëtimi mund të jetë shumë stresues, ndaj mos harro të pushosh. Gjej moment që të rifitosh fuqitë.

5. Kushtoji vëmendje vetes

Nëse udhëton me një njeri tjetër ose në grup, atëherë gjej një moment dhe ndahu prej tyre. Bëj një xhiro i vetëm ndërsa të tjerët ndodhen në hotel duke pushuar. Lexo një libër nën një çadër ose pemë, vizito një ekspozitë që të intereson vetëm ty.

6. Ha me rregull

Mos ha sa të fryhesh, nuk do të përmirësosh pushimet kështu. Shmang tepritë me ushqimin, por edhe të rrish pa ushqim për një kohë të gjatë.

7. Fli gjumë

Nëse pushimet e tua janë të lodhshme, gjej mundësi të rikuperosh gjumin e humbur gjatë ditës. Pushimet duhet të të rigjallërojnë jo të të lodhin.

8. Lëviz

Edhe pse ke zgjedhur ti kalosh pushimet në plazh, duhet të lëvizësh nga pak çdo ditë. Ec, vrapo, ose merr një biçikletë. Do të ndihesh më mirë.

9. Mundohu të jesh pozitiv

Pjesa më e madhe e njerëzve është më e lumtur teksa projekton pushimet se sa kur i realizon ato. Kjo sepse shpesh udhëtimi nuk del ashtu si e kishit menduar. Prandaj jeto momentin dhe mos pretendo përsosmërinë.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit