Transmetuar më 09-05-2013, 20:37

Një delegacion shtetëror i Kosovës po zhvillon këto ditë një vizitë në Beograd. Lajmin e njoftoi në rrjetin social Twitter, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj. “Për herë të parë është duke e vizituar Beogradin për të hapur Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës atje”, shkruan ai.

Ministri, po ashtu, ka bërë të ditur se ky delegacion i Kosovës do të takohet me zyrtarët serbë dhe ata të BE-së. Në dialogun në nivel të lartë kryeministrash për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluar në 10 raunde në Bruksel, një nga pikat e diskutuara ka qenë  nevoja e hapjes së zyrave ndërlidhëse ndërmjet dy shteteve, në Prishtinë dhe Beograd, për të cilën është rënë dakord.

Prishtina zyrtare ka emëruar të dërguarin për të udhëhequr zyrën ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd,  ai është ambasadori Lulzim Peci. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit