

Durrës, NOA.al – Partia Socialiste prezantoi sot në qytetin e Durrësit kandidatët e saj për në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një miting në qendër të qytetit kryetari Edi Rama i argumentoi qytetarëve në shesh arsyet pse duhet të votojnë PS-në më 23 qershor.
“Në Durrës do të arrijmë fitore historike për të majtën e bashkuar, për çdo individ. PS do të rilindë Durrësin", – tha z.Rama duke shtuar:
"Vota për PS është votë për të rilindur ëndrrat dhe shpresat, për të bërë të mundur gjëra që sot duken të pamundura, për t’i vënë këtij vendi një qeveri në shërbim të njerëzvem, që frika të iki nga klasat e shkolla, nga auditorët e universiteteve, nga zyrat e administratës, nga shpirti i çdo shqiptari, që të mos ketë më shqiptar që merret zvarrë nëpër mitingje, që të mos ketë më shqiptar të ketë frikë të protestojë me opozitën kundër qeverisë”, deklaroi kryetari socialist".
Rama vlerësoi se vota për PS është një votë që sipërmarrësit t’ia dalin përmes talentit dhe mundit në rrugën e konkurrencës, kostot e prodhimit të ulen, që familjet në fshat të prodhojnë më shumë dhe të shesin me çmime më të ulëta, që shërbimi shëndetësor të mos jetë më mall për tu shitur por shërbim shëndetësor falas".
"Vota për ne është votë për një Shqipëri të pastër, jo të mbytur nga plehrat", – tha z.Rama, duke vijuar: "Vota për PS që t’i japim fund rrënimit të Krujës, ta kthejmë në vendin e krenarisë kombëtare. Është vota për të rilindur ëndrrat dhe shpresat, ta bëjmë Shqipërinë atdheun e përbashkët të çdo shqiptari", – nënvizoi kreu i opozitës.
Sipas Ramës, Durrësi ka shumë arsye që në 23 qershor të votojë PS. “Arsyet janë në librat e borxheve të ushqimoreve, në duar e të gjithë atyre që kanë hapur një biznes të vogël dhe që janë të mbytur nën presionin e një pushteti që nuk do t’ia dijë për njeriun e ndërshëm. Arsye që janë pas derës së çdo shtëpie, që rrisin fëmijë që shkojnë në shkollë dhe kthehen në pengje”, – tha ai.
Edi Rama i kërkoi durrsakëve të votojnë rilindjen dhe jo rrënimin, të votojnë mbështetjen ndaj biznesit të vogël, jo shkatërrimin e tij, taksën progresive dhe jo taksën e ulët, do i hapi rrugë një Shqipërie të pastër. Pushtetit të korruptuar po i afrohet fundi, të dalim derë më derë dhe të kërkojmë votën për të ndryshuar njëherë e mirë Shqipërinë”. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





