

Tiranë, NOA.al – Gazetari Mero Baze denoncon se është kërcënuar nga biznesmeni Koço Kokëdhima, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Vlorë.
Mero Baze ka bërë publik sot mesazhin e marrë nga z.Kokëdhima duke theksuar se “erdhi dhe kërcënimi i parë nga pushteti i pas 23 Qershorit”.
Teksti i plotë që z.Baze tha se ka marrë në formë kërcënimi nga Kokëdhima është si më poshtë:
“I dashur Mero, E lexova shkrimin tuaj dhe pavarësisht se sa i sofistikuar është mendimi jot, ti mbetesh po aq shpifës, i pavërtetë dhe keqdashës si Sali Berisha për mua. Tani nuk kam kohë por pas 23 Qershorit do t’i kthehem diskutimit dhe shpjegimeve të hollësishme për mendimet e tua”., – përfundon mesazhi që z.Baze e cilëson si kërcënim të hapur ndaj tij.
Lexoni këtu editorialin e z.Baze që nxiti reagimin e z.Kokëdhima
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





