

Vigani vazhdon të qëndrojë me vajzat dhe i pyet rreth asaj që ishin duke folur. Rikja ia shpjegon situatën, ndërkohë që e qorton Elonën që është munduar të flasë mirë për Riken në prezencë të Edberit, pasi nuk i intereson nëse ai deri më tani nuk ka arritur ta njohë dhe për më tepër është ndikuar kaq shumë prej Anaidit e Joanës.
“Unë kam kuptuar që ai këtu është fals”, shprehet Rikja, duke shtuar se realisht mund të mos jetë aspak i tillë.
Elona e sqaron duke i thënë se është munduar t’i flasë Edberit për Rikes, pasi ai dëgjon vetëm Anaidin e Joanën të flasin me gjykime negative për të dhe pashmangshmërisht ndikohet.
“Mbase këtë reagim e ka për hir të lojës”, e justifikon Vigani. Rikja mendon që është më mirë që secili të vazhdojë me lojën e vet, por pa e provokuar Edberi pa arsye. “Jo se i kam frikë provokimet e tij se duken si të një fëmije”, shton Rikja.
Ndërsa Vigani mendon se Edberi dhe banorët e tjerë kanë këto reagime kundrejt saj vetëm ngaqë sekreti i Rikes nuk është zbuluar ende. “Lekët e sekretit tim nuk i merr dot askush, pasi është shumë i vështirë për t’u zbuluar”, shprehet Rikja.
Të tre falsin për sa i përket sekretit të Rikes, duke menduar se vërtet mund të jetë shumë i vështirë për t’u gjetur. Nga ana tjetër banorët vazhdojnë të merren ende me Provën Javore.
Pas diskutimit që pati me Elonën dhe Riken, Edberi shkon bashkë me Joanën në dhomën e gjumit e fillon t’i tregojë asaj se çfarë bisedoi me Elonën. Ai ia tregon këshillat e Elonës, e cila ishte duke u munduar t’i ndërronte mendjen për opinionin e tij për Riken. Teksa i tregon Edberi, Joana fillon të qeshë me të madhe dhe thotë se persona si Rikja ka njohur shumë jashtë dhe se ajo është tipikja e atyre njerëzve të cilët “hanë bukë kot”, sipas Joanës. “Ku di gjë Elona se kush është Rikja”, thotë Edberi teksa qesh. Ndërsa Joana fillon ta personifikojë duke u nisur nga sekreti që ajo ka pasur. “Ajo ta mendojë një herë nëse është duke bërë karate apo është në Big Brother”, shprehet ajo. Më pas thotë se Elona e tha vetë gjatë klipit të sekretit se nuk ka besim tek vetja dhe prandaj ka gjetur atë lloj sporti për ta ushtruar. “Ajo është tip i lëkundshëm”, shprehet Joana.
Më pas të dy fillojnë të flasin për Provën Javore dhe për qëllimin që mund të ketë pasur ajo, duke menduar se ideja e saj është që të gjithë duhet të jenë një familje dhe të bashkuar. Iliri, Shpendi, Eldora dhe Vigani janë duke diskutuar për Provën Javore dhe për formën që duhet t’i japin statujës së tyre, duke dhënë secili mendimin e vet për mënyrën se si duhet të rrinë duart dhe se si duhet të lidhet njëri element me tjetrin.
Më pas ata fillojnë të ndërtojnë statujën, duke ndërtuar krahun e Viganit.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





