

Tiranë, NOA.al- Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta përsëriti në Ditën e Evropës ftesën për aktorët kryesorë politikë në vend që të ulen dhe të bashkërendojnë veprimet për miratimin e 3 ligjeve të shumëkërkuara nga BE.
Në një bashkëbisedim me gazetarët Meta shprehu keqardhjen që edhe në Ditën e Evropës u dëgjuan retorika absurde të përsëritura akuzash për fajësime, për bllokim të këtij procesi.
“LSI ka propozuar një kompromis të arsyeshëm për kapërcimin e ngërçit politik për miratimin e tyre brenda mandatit të parlamentit ekzistues, por që ato të hyjnë në fuqi me parlamentin e ri. Kjo është argumentuar me rrezikun që vjen me keqpërdorimi me miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, pra me rrezikun që sikurse e keni vënë re se disa emërime në postet me të larta kanë karakter të ngushtë partiak që nuk do i shërbente zbatimit të ligjit në frymë evropiane”, theksoi Meta.
Ftoj kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe atë të partisë Socialiste, Edi Rama që të shkëputen sado pak nga fushata zgjedhore dhe të ulemi deri të enjten në orën 10.00 të bashkërendojmë veprimet për miratimin e ligjeve. Nuk ka nevojë për retorike, por kompromis të bazuar në shpirtin evropian të popullit shqiptar”, deklaroi kryetari i LSI-së, Ilir Meta. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





