




Tiranë, NOA.al- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli e ka simbolizuar sot pasdite votimin e 3 ligjeve të integrimit në një takim më një grup të madh vajzash në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”.
Në një aktivitet argëtues para zyrës së saj, në kuadër të Ditës së Evropës Topalli hodhi në votë ligjet dhe mori mbështetje unanime të të rejave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike që mbanin karton jeshil në dorë.
“Prej më shumë se 200 ditësh Rama nuk voton 3 ligjet. Unë sot, si mikja juaj, si prind ju ftoj ti votojmë bashkë, meqenëse ata nuk i votojnë”, tha Topalli dhe kreu si në sallën e parlamentit votimin. “Kush është dakord për votimin e ligjeve për marrjen e statusit kandidat? Asnjë kundër, veç Edi Ramës”, nënvizoi Topalli, e cila ftoi të rinjtë të votojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





