Transmetuar më 09-05-2013, 17:17

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Qipros, Panicos Demetriades, shpjegoi sot në një konferencë për shtyp humbjet që pësuan depozituesit si rezultat i ristrukturimit të Bankës së Qipros.

Me kërkesë të kreditorëve ndërkombëtarë depozitat me shuma mbi 100 mijë euro u ngarkuan me taksë njëherëshe (one-off). Siç u bë e ditur, 70% e vëllimit të depozitave, të cilat iu nënshtruan tatimit, nuk i përkisnin banorëve vendas.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë qytetarë të Rusisë. Kështu që familjet dhe bizneset qipriote janë prekur drejtpërsëdrejti në një masë shumë më të vogël nga ç’pritej në të vërtetë.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit